
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas miratimit të Ukrainës për propozimin amerikan të armëpushimit 30 ditor me Rusinë.
Ai thotë se SHBA-të do të takohen me Rusinë ose më vonë sot ose nesër.
Presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu se do të ftonte Volodymyr Zelensky përsëri në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se “ne duam ta mbyllim luftën në Ukrainë”.
Trump dhe Zelensky patën një shkëmbim të tensionuar në vizitën e fundit të presidentit ukrainas në Shtëpinë e Bardhë, pas së cilës pati frikë edhe një për një ftohje të marrëdhënieve mes palëve.
Megjithatë diskutimet e sotme mes delegacioneve të SHBA dhe Ukrainës në Arabinë Saudite rikthyen palët në tryezë me qëllimin për të vendosur paqen në luftën mbi 3-vjeçare.
Pas takimit, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare Mike Waltz thanë para gazetarëve se Kievi ka ndërmarrë hapa konkretë pozitiv drejt paqes. Ata thanë se tani topi është në anën e Rusisë.
Rubio dhe Waltz thanë se propozimin për armëpushim do t’ia dërgojnë zyrtarëve rusë.
“Ukraina është pajtuar që të ndalojë luftimet dhe të fillojë bisedimet dhe shpresojmë se të njëjtën gjë do ta bëj edhe Moska”, tha Sekretari Rubio duke përmendur qëllimin e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës tre vjeçare në Ukrainë sa më shpejtë që është e mundur.
Megjithatë të dy zyrtarët amerikanë nuk përmenden një afat kohor se deri kur do të presin një përgjigje nga pala ruse.
Palët gjithashtu janë kanë rënë dakord të përfundojnë marrëveshje për qasjen amerikane tek mineralet e rralla ukrainase, por ajo nuk u nënshkrua sot. Sekretari Rubio tha se tani me këtë marrëveshje do të merren përfaqësuesit e dy presidentëve dhe se ajo nuk ishte çështja kryesore e takimit.
Presidenti ukrainas, Volodomoyr Zelensky, falenderoi delegacionin amerikan për diskutimet konstruktive dhe shtoi se propozimi për armëpushim nuk përfshin vetëm ndalimin e sulmeve ajrore dhe nga anijet, por në të gjithë fushën e betejës.
Pala ukrainase shkoi në Xhedah të Arabisë Saudite me propozimin që të ndalojnë sulmet ajrore edhe në Detin e Zi, por pas nëntë orësh negociatash, Kievi dhe Uashingtoni janë pajtuar që të gjitha luftimet të ndalojnë për 30 ditë.
Palët janë pajtuar gjithashtu për marrëveshjen mbi mineralet e rralla të nëntokës ukrainase, por ajo nuk është nënshkruar sot. Sekretari Rubio tha se mee këtë marrëveshje do të merren përfaqësuesit e dy presidentëve dhe se ajo nuk ishte çështja kryesore e takimit.
Takimi që filloi në mesditë në qytetin Xhedah të Arabisë Saudite, është i pari i nivelit të lartë mes dy vendeve pas debatit të ashpër që Presidenti Donald Trump dhe Nënpresidenti JD Vance patën me Presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar./Liberale.al