Ish-kryeministri Justin Trudeau bëri një dalje humoristike nga Parlamenti pas 12 vitesh në krye të Partisë Liberale të Kanadasë.
Teksa doli nga Dhoma e Komunave të hënën, pas zgjedhjes së pasardhësit të tij një ditë më parë, kryeministri në largim i Kanadasë mori karrigen e tij të Parlamentit, e mbajti me vete dhe nxori gjuhën jashtë në një moment që nuk u shpëtoi fotografëve, shkruajnë mediet e huaja.
Largimi i Trudeau erdhi pas fjalimit të tij emocional të lamtumirës në një ngjarje të lidershipit liberal të dielën, kur ekonomisti Mark Carney u zgjodh kryeministër i ri i Kanadasë.
Trudeau, 53 vjeç, u përlot, teksa paralajmëroi kanadezët për “sfidën ekzistenciale” që Shtetet e Bashkuara po u shkaktojnë atyre.
“Për këto vitet e fundit, 10 vitet e fundit, ka pasur sfida. Kriza pas krize janë hedhur mbi kanadezët,” tha ai. “Por përmes çdo krize, kanadezët kanë treguar se kush janë. Ne jemi tërhequr së bashku, ne kemi qëndruar në mbrojtje të njëri-tjetrit dhe çdo herë, ne kemi dalë më të fortë.”- u shpreh ai i emocionuar.