Familja e Caroline, e cila u vra në vitin 2021 nga bashkëshorti i saj në Glyka Nera, do të ruajë shtëpinë ku vajza u rrit në Alonissos, pavarësisht shitjes që kishte bërë i ati, David Crouch.
Siç ka treguar vetë ai në një prononcim për Alpha, dyqani është tërhequr, pasi është djali i tij që ka vendosur ta blejë. Madje, ai është shprehur i kënaqur me këtë zhvillim, pasi në të ardhmen vajza e Caroline do të ketë ku të qëndrojë kur të vizitojë ishullin dhe varrin e nënës së saj.
"Është e vërtetë që dy vite më parë vendosa të shes shtëpinë time që ndodhet në Alonissos. Kjo për faktin se nuk mund të parashikoja rrethanat në të cilat mbesa ime mund të kthehej në Greqi në një moment, pasi ajo ka një emër anglez, një pasaportë britanike dhe është një shtetase filipinase. Kështu që mendova se mund ta shes sepse është shumë e madhe për mua, duke qenë vetëm. Pastaj djali im i madh, i cili është agjent burse në Londër, shprehu interes për këtë shtëpi. “Kur i thashë se vendosa ta shes, ai më ofroi ta blinte”, tha babai i Caroline.
“Në fakt, kur djali im të dalë në pension, duke qenë se të dy fëmijët e tij kanë filluar arsimin universitar, ai ka në plan të shkojë në Alonissos. Ky zhvillim më kënaqi sepse mendova edhe për mbesën time , e cila në të ardhmen, kur të bëhet e rritur, mund të vizitojë varrin e nënës dhe të rrijë me djalin tim dhe gruan e tij”, vazhdoi David Crouch dhe shtoi:
“Imagjinoj që prindërit e vrasësit të vajzës sime nuk do të jenë gjallë kur ajo të jetë mjaftueshëm për të udhëtuar vetë në Greqi, për të shmangur kalvarin e takimit me ta”.