Globi

Dalin EMRAT/ Dyshohet se 40-vjeçarja është goditur nga ish-bashkëshorti vlonjat, shpallet në kërkim nga policia

Shkruar nga Liberale

Dalin EMRAT/ Dyshohet se 40-vjeçarja është goditur nga

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 40-vjeçares shqiptare, Enkelejda Danaj në Greqi.

Sipas informacioneve paraprake në vendin fqinj, dyshohet se gruaja është goditur nga ish-bashkëshorti Eduart Danaj, 50-vjeç. Viktima dhe autori i dyshuar janë me origjinë nga Vlora.

Enkelejda Danaj, kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Ankesa e parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në AT Peristeri. Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë. Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH