Kronikë

Shqiptarja gjendet e vdekur në mes të rrugës në Greqi, dyshohet për vrasje

Shkruar nga Liberale

 Shqiptarja gjendet e vdekur në mes të rrugës në Greqi,

Një grua shqiptare është gjetur e vdekur në mes të rrugës në Greqi. Kalimtarët e rastit kanë njoftuar menjëherë policinë, pasi kanë parë trupin e pajetë të gruas në rrugë.

Sipas informacioneve të para, gruaja e cila është 40 vjeçe me origjinë nga Shqipëria, është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë. Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

Paraprakisht policia raporton se kemi të bëjmë me vrasje, por kjo pistë dyshimi pritet të konfirmohet në vijim.

Pas identifikimit të gruas, policia ka nisur kërkimet në të kaluarën, duke kërkuar prova që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes. Sipas mediave greke, provat e para tregojnë për një histori të dhunës në familje. Ajo dyshohet se ka bërë të paktën një ankesë për dhunë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH