Globi

Betohet presidentja e parë femër në historinë e Meksikës

Shkruar nga Liberale

Betohet presidentja e parë femër në historinë e

Rreth 100 milionë persona ishin të regjistruar për të votuar, por pjesëmarrja ishte paksa më e ulët se në zgjedhjet e kaluara

"Gratë kanë ardhur për të formësuar fatin e kombit tonë të bukur", kështu deklaroi Claudia Sheinbaum teksa është betuar si presidentja e parë femër e Meksikës.

Më shumë se 100,000 njerëz u mblodhën në Mexico City, ku u zhvillua ceremonia e betimit.

Sheinbaum mori brohoritje të mëdha si brenda dhe jashtë dhomës së kongresit, ndërsa ajo ngriti grushtin e saj në shenjë fitoreje.

Ka qenë një rrugë e gjatë ajo që e çoi kryetaren e parë femër të qytetit të Meksikos të thyente përsëri tavanin në politikën meksikane, këtë herë në nivel kombëtar.

Dita e zgjedhjeve në Meksikë u shënua nga akte dhune pasi një kandidat për këshillin bashkiak të qytetit Kuitezo u qëllua për vdekje nga dy vrasës me motor.

Banorët votuan nën një prani policie të theksuar dhe më vonë kaluan pranë kandidatit të vrarë, Israel Delgado, për të ndezur qirinj në nder të tij.

Gjatë fushatës Sheinbaum u fokusua më shumë tek çështjet sociale, duke premtuar programe financiare për rritjen e pensioneve për të moshuarit dhe për të nxitur të rinjtë drejt tregut të punës.

Por zgjedhjet u konsideruan edhe si një referendum për tashmë ish-presidentin Obrador, i cili dështoi të reduktonte dhunën e karteleve të drogës në Meksikë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH