Pasagjerët në bordin e avionit të “American Airlines” u detyruan të evakuohen pasi një motor mori flakë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit të enjten në mbrëmje.
Fluturimi, i nisur fillimisht për në Dallas Fort Worth, u devijua për në Denver për shkak të dridhjeve të motorit, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA).
Gjashtë pasagjerë u dërguan në një spital, tha linja ajrore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.
Avioni me 172 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, po udhëtonte nga Kolorado Springs për në Dallas, por u devijua në aeroportin e Denverit, tha linja ajrore.
Videot e postuara në mediat sociale treguan pasagjerët duke qëndruar në krahun e avionit dhe duke zbritur nga një shkallë portative për t’u larguar nga avioni.
Episodi në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit ishte i fundit në një varg incidentesh të fundit të aviacionit. Më 25 shkurt, dy aeroplanë, një në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit dhe një tjetër në Aeroportin Ndërkombëtar Midway të Çikagos, bënë ulje emergjente për të shmangur përplasjet.
Në fillim të muajit të kaluar, një aeroplan në aeroportin Pearson të Torontos u përmbys.