Bota

Sulmet ruse ndaj Ukrainës/ Mbi 1 mln banorë pa energji elektrike në ditët e acarta të dimrit!

Shkruar nga Liberale

Sulmet ruse ndaj Ukrainës/ Mbi 1 mln banorë pa energji elektrike

Mbi një milion ukrainas kanë mbetur në errësirë si pasojë e sulmeve ruse ndaj infrastrukturës së Ukrainës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mbi 1 mln banorë të Ukrainës kanë mbetur pa energji elektrike në këto ditë të acarta dimri.

Putini tha se sulmi rus gjatë natës me raketa dhe dron në rrjetin elektrik të Ukrainës ishte përgjigje ndaj përdorimit të armëve me rreze të gjatë veprimi nga ana e Ukrainës brenda Rusisë.

Ai kërcënoi gjithashtu se do të shënjestrojë “qendrat vendimmarrëse” të Kievit me raketën e re balistike të Rusisë.

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia ka kryer një sërë sulmesh me raketa lundruese dhe dronë në mbarë vendin, përfshirë në Kiev, Harkiv dhe qytetin-port të Odesës.

“Sërish, sektori i energjisë është nën një sulm masiv të armikut. Sulmet ndaj ndërtesave të energjisë po kryhen në mbarë shtetin”, tha Galushchenko.

Më herët gjatë javës, Rusia tha se po përgatitet të kundërpërgjigjet, pasi e akuzoi Ukrainën se e ka sulmuar me raketat amerikane, ATACMS. Moska kreu sulm ndaj qytetit ukrainas Dnipro, me një raketë të re balistike.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar se kjo raketë, që është e aftë të bartë armë bërthamore, mund të përdoret ndaj shteteve perëndimore, nëse ato e lejojnë Ukrainën që të përdorë armët e tyre për ta sulmuar territorin e Rusisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH