BE

Sanna Marin për THE ECONOMIST: Europa duhet të shpëtojë nga iluzioni i rrezikshëm se është e dobët

Shkruar nga Liberale

Sanna Marin për THE ECONOMIST: Europa duhet të shpëtojë nga

"Të gjitha luftërat mbarojnë, por mënyra se si përfundojnë ato përcakton formën e paqes që pason - dhe nëse ajo do të zgjasë."

Në një ese të publikuar nga The Economist, Sanna Marin, ish-kryeministrja e Finlandës, jep argumentet e saj për mbledhjen e dhjetëra miliarda dollarëve më shumë për Ukrainën

"Ndërsa Amerika ka marrë iniciativën për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, liderët evropianë duhet të zgjedhin midis shfaqjes së forcës, ndërsa procesi shpaloset, dhe përballjes me rreziqet e heqjes dorë nga siguria e tyre”.

Sanna Marin shton se, “realiteti i bisedimeve të paqes do të pasqyrojë realitetin në fushën e betejës" dhe u shpreh që "Rusia ka pak arsye për të negociuar me mirëbesim nëse beson se mund të ketë sukses ushtarakisht".

Marin mendon se është në interesin vetjak të Evropës që "të shpëtojë nga iluzioni i rrezikshëm se është i dobët".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH