BE

Gjykata turke urdhëron që Imamoglu të mbahet në paraburgim, pritet pëshkallëzim të protestave

Shkruar nga Liberale
Gjykata turke urdhëron që Imamoglu të mbahet në paraburgim,

Një gjykatë turke urdhëroi sot paraburgimin e kryetarit të Stambollit Ekrem Imamoglu në pritje të gjykimit të tij për dy akuza të veçanta, korrupsion dhe “terrorizëm”, raportuan mediat turke.

Ky vendim pritet të shkaktojë protesta edhe më të mëdha se ato që janë zhvilluar në shumë qytete të mëdha të Turqisë për katër ditët e fundit.

Kryebashkiaku i Ankarasë, i cili gjithashtu i përket Partisë Popullore Republikane (CHP) si Imamoglu, e quajti vendimin një “turp” për sistemin gjyqësor të vendit.

Vendimi për të dërguar në burg Imamoglu, i cili konsiderohet kundërshtari më i fortë i Presidentit Recep Tayyip Erdogan u mor pavarësisht akuzave nga Partia Popullore Republikane (CHP) dhe liderët evropianë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Gjykata turke tha se Imamoglu dhe të paktën 20 persona të tjerë janë burgosur si pjesë e një hetimi korrupsioni. Nuk ka ende një raport të veçantë për hetimin ndaj kryebashkiakut të Stambollit për “terrorizëm”.

Prokurorët turq i kanë kërkuar gjykatës që të mbajë Imamoglun dhe katër bashkëpunëtorët e tij në pritje të gjyqit, siç njoftoi më herët zyra e kryebashkiakut të Stambollit, me atë që mohoi kategorikisht akuzat për korrupsion dhe lidhje me PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), duke i përshkruar ato si “të pamendueshme”, “të pabazuara” dhe “të pamoralshme”.

Miratimi i propozimit të prokurorit do të thotë që Imamoglu do të shkarkohet nga detyra, pasi legjislacioni në Turqi i lejon qeverisë të emërojë dikë tjetër në vend të tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH