BE

Rusia shpall REL-in “organizatë të padëshirueshme”

Shkruar nga Liberale

Rusia shpall REL-in “organizatë të padëshirueshme”

Rusia e ka shpallur të martën Radion Evropa e Lirë (REL) si “organizatë të padëshirueshme”, sipas një regjistri të Ministrisë së Drejtësisë.

Në përditësimin e fundit është bërë e ditur se Radio Evropa e Lirë është shpallur e padëshirueshme prej 20 shkurtit.

Sipas regjistrit, REL-i është entiteti i 142-të që është përfshirë në listë.

Ligji për “organizata të padëshirueshme” është miratuar më 2015, dhe është përkrahur prej Kremlinit, për të rregulluar organizatat joqeveritare që pranojnë fonde prej jashtë./Rel/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH