BE

Nis protesta në Paris në mbështetje të Marine Le Penit

Shkruar nga Liberale
Nis protesta në Paris në mbështetje të Marine Le Penit

Mbështetësit e lideres së ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, janë mbledhur në Paris të dielën për të protestuar kundër dënimit të saj për përvetësim të fondeve të BE-së dhe ndalimit pesë-vjeçar për të kandiduar për poste publike.

Le Pen, e cila po apelon vendimin, është zotuar "të mos lejojë që presidenca të vidhet", raporton AP.

Pavarësisht vendimit të gjykatës të hënën e kaluar, sondazhet po tregojnë se partia e Le Penit “Tubimi Kombëtar” qëndron e fortë, madje edhe presidentin e saj, Jordan Bardella, si kandidat në në garën e ardhshme presidenciale të vitit 2027.

Vendimi i gjykatës së Parisit të hënën ka bërë jehonë përtej Francës, duke nxitur reagime nëpër qarqet e ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, pasi disa parti, përfshirë atë të Le Penit, kanë fituar terren vitet e fundit.

Poll
SHQIPENGLISH