
Në protestën e thirrur ne Paris, kundër dënimit të saj me 5 vite burg dhe përjashtim nga kandidimi në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen deklaroi se do ta kundërshtonte këtë vendim, jo me rebelim, por me rrugë demokratike dhe paqësore.
“Ky nuk është një vendim ligjor, është një vendim politik, i cili jo vetëm përbuz shtetin e së drejtës, por edhe shtetin e demokracisë. Ne nuk do të levizim asnjë centimetër. Ne nuk kërkojmë të jemi mbi ligjin, por jo nën ligjin”, është shprehur Marine Le Pen, liderja e ekstremit të djathtë.
Para mijëra mbështetësve, ajo theksoi se mënyra e protestës do të jetë e ngjashme me të Martin Luter King, duke shtuar se nuk konteston sistemin e drejtësisë, por lojën e errët, pasi gjyqësori nuk duhet t’i percaktojë kandidatët në zgjedhje.
Ne Paris u mbajtën tre tubime, dy në mbështetje të Le Pen, dhe një kundër saj. Kreu i Partisë së Rilindjes, asaj presidenciale, Gabriel Attal, tha se liderja ekstremit të djathtë duhet të paguajë pasi ka vjedhur. Ai denoncoi dhe mbështetjen që po i japin asaj, liderët botërorë si Trump, Putin, apo dhe Orban.
Liderja e ekstremit të djathtë, ka deklaruar se do perdorë të gjitha mjetet ligjore për të kandiduar si presidente, ka apeluar vendimin e dënimit të saj, por gjykata ka bërë të ditur se do ta shpallë atë në verën e vitit të ardhshëm.