BE

Nga festa te gjykata, Ançeloti përballet me drejtësinë spanjolle

Shkruar nga Liberale
Nga festa te gjykata, Ançeloti përballet me drejtësinë

Karlo Ançeloti nuk pati kohë të festojë siç duhet kualifikimin e Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit. Vetëm pak orë pas triumfit në “Santiago Bernabéu”, trajneri italian u paraqit në gjykatën penale të Madridit, ku nisi procesi gjyqësor ndaj tij për evazion fiskal.

Sipas akuzave, gjatë periudhës 2013-2015, Ançeloti ka fshehur të ardhurat nga e drejta e imazhit duke i transferuar ato në kompani me seli në parajsa fiskale, çka i ka shkaktuar shtetit spanjoll një dëm prej më shumë se 1 milion eurosh.

Në sallën e gjyqit, trajneri i Real Madridit u mbrojt duke thënë se kishte firmosur kontratën e përgatitur nga klubi dhe avokatët e tij, duke besuar se gjithçka ishte në përputhje me ligjin. “E njëjta praktikë u ndoq edhe nga lojtarët dhe paraardhësi im Mourinho. Por fakti që jam këtu tregon se jo gjithçka ka qenë e saktë,” deklaroi Ançeloti.

Prokuroria kërkon 4 vite e 9 muaj burg, por sipas precedentëve të mëparshëm me yje si Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar, trajneri italian pritet ta shmangë qelinë duke paguar shumën e pretenduar dhe një gjobë të majme.

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH