Showbiz

“Kam rënë pre e tundimeve”, habit Zhaku: S’do e kisha problem nëse do më tradhtonte bashkëshorti, marrëdhënia s'varet nga një moment zjarri

Shkruar nga Liberale

“Kam rënë pre e tundimeve”, habit Zhaku: S’do e

Inida Kreuz, ose Zhaku siç njihet në publik, ka habitur me deklaratën duke u shprehur se "nuk do e kishte problem nëse bashkëshorti i saj gjerman, Kristian do e tradhtonte."

Zhaku deklaroi se marrëdhënia e tyre nuk varet nga një akt seksual apo një  moment i caktuar zjarri që mund të ketë Kristiani për dikë tjetër, ndërsa pranoi se vetë ka rënën pre e tundimeve, por theksoi se asnjëherë nuk mendon të shkatërrojë familjen e saj.

“Kam rënë pre e tundimeve”, habit Zhaku: S’do e

“Nuk do e kisha fare problem nëse Kristiani do më tradhtonte. Jam e sigurt që nuk është i tërhequr nga dikush tjetër. Por edhe nëse do të ndodhte që do ishte, do isha OK me këtë. Mendoj që marrëdhënia jonë është përtej këtyre, nuk varet nga thjesht një akt seksual apo një moment i caktuar zjarri që mund të ketë Kristiani për dikë tjetër”, tha ajo.

“Ke frikë nga tundimi, që mund të biesh në këtë grackë?, u pyet Zhaku nga Alketa Vejsiu.

“Kam herë pas here, njeri jam edhe unë, mund të ketë qëlluar që kam rënë në tundime sepse jeta është e tillë dhe të vendos para sfidave të tilla, por asnjëherë nuk mendoj se do të shkatërroja familjen për një tundim të caktuar.

Nuk duhet parë si tradhti, si një mëkat i madh, sepse nuk jem në mesjetë tani që të ndihemi të kërcënuar nga turmat apo furra e druve. Po flas nga përvoja, njerëzit duhet të çlirohen pak nga këto komplekse”, u shpreh ajo.

“Kam rënë pre e tundimeve”, habit Zhaku: S’do e

Zhaku dhe Kristian janë prindër të një djali, që ka ardhur në jetë në gusht të vitit 2022. Ishte Inida që zbuloi lajmin në atë kohë duke publikuar një foto në Instagram ku shfaqej duke mbajtur në krahë vogëlushin.

“Kam rënë pre e tundimeve”, habit Zhaku: S’do e

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH