“Vera dhe pushimet janë koha më e mirë për të lexuar libra.”
Kështu shprehet Ursula von der Leyen, teksa shfaqej një ditë më parë duke pushuar në një park dhe duke lexuar një libër.
Me rasin e Ditës së Dashamirësve të Librit zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian kujtoi rëndësinë që ka libri në jetën dhe të ardhmen tonë, që një e tillë të jetë sa më e mirë.
Ndoshta edhe libri që ajo ka përzgjedhur të lexojë nuk është i rastësishëm. Demokracia dhe Revolucioni i autorëve Hedwig Richter dhe Bernd Ulrich flet për kërcënimet dhe rreziqet që i vijnë demokracisë nga populistë dhe nacionalistë anembanë botës.
E ndërsa në Europë po lulëzon ekstremi i djathtë, si kërcënim për demokracinë, Ursula von der Leyen si përfaqësuese e së djathtës së moderuar duket se po merr leksionet e duhura për të përballur me më të keqen e mundshme.
Von der Leyen sapo siguroi një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian. Ajo fitoi pas votimit të fshehtë të Parlamentit Evropian të sapozgjedhur me 401 vota pro, mbi shumicën e kërkuar prej 360 votave. Presidentë të tjerë kanë shërbyer dy mandate para saj, por ajo është e para që zgjidhet dy herë nga parlamenti, i cili, që nga viti 2014, zgjedh, dhe jo thjesht miraton, liderin më të lartë të Bashkimit Evropian.
Liberale.al