BE

Bonuset dhe shpërblimet përveç rrogës, ja sa fitojnë deputetët e Parlamentit Europian

Shkruar nga Liberale

Bonuset dhe shpërblimet përveç rrogës, ja sa fitojnë

Të gjithë anëtarët e Parlamentit Evropian kanë të njëjtën pagë mujore, dhe sipas të dhënave të vitit 2023, ajo ishte 10,075 euro bruto, ose 7,854 euro neto pas zbritjes së taksave dhe kontributeve të sigurimeve të BE-së.

Krahas asaj rroge eurodeputetët marrin edhe përfitime të tjera që shkojnë disa mijëra euro.

Si shembull, portali përmend një bonus ditor prej 350 eurosh, ku mbulohet akomodimi, ushqimi dhe shpenzimet përkatëse çdo ditë gjatë punës zyrtare në Parlamentin Europian.

Më pas janë kostot e udhëtimit për të ardhur në seancat dhe mbledhjet e Parlamentit Evropian në Bruksel dhe Strasburg, ku përfshihet transporti ajor dhe bilet e trenit në klasin e parë si dhe 0,58 € për çdo kilometër udhëtimi me makinë (maksimumi deri në 1000 kilometra).

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë gjithashtu të drejtën e kompensimit për shpenzimet e përgjithshme prej 4,950 euro në muaj, e cili u lejon përfaqësuesve të mbulojnë shpenzime të tilla si marrja me qira e një zyre në shtetin anëtar në të cilin janë zgjedhur.

Kjo shumë shkon drejtpërdrejt në llogarinë e eurodeputetit dhe shpenzimet nuk duhet të justifikohen, prandaj shtesa konsiderohet e diskutueshme.

Në të njëjtën kohë, çdo eurodeputet ka të drejtë edhe për një buxhet mujor prej 28,696 euro, nga i cili mbulohen shpenzimet si pagat e asistentëve personalë, por këto para nuk u paguhen drejtpërdrejt eurodeputetëve, ata nuk mund të punësojnë të afërm të afërt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH