Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për heqjen e fjalëve që përshkruajnë atribute të veçanta mbi bazë gjinie. Një dokument i gjatë, prej 61 faqesh, i jep këshilla politikanëve, ligjvënësve dhe mediave për të rishikuar rendin e frazave të zakonshme, si "mbreti dhe mbretëresha" ose "vëllai dhe motra", ku mashkulli është i paraqitur i pari.
Sipas dokumentit, ka raste kur rendi i këtyre frazave duhet të ndryshohet. Burokratët sugjerojnë që termi "publiku i gjerë" duhet të zëvendësohet me "njerëzit e zakonshëm" dhe "toka e askujt" duhet të zëvendësohet me "territor i pa pretenduar".
Dokumenti gjithashtu kërkon që termi "viril", i cilësuar si i lidhur vetëm me burrat, të zëvendësohet me "i fortë ose energjikë". Për të ilustruar problemet e këtij lloji të diskriminimit, dokumenti përmend edhe shprehjen "Star Trek", "Të shkosh me guxim atje ku askush nuk ka shkuar më parë", që shënon një shembull ku gratë janë të padukshme ose të përjashtuara.
Deputeti konservator, Nick Fletcher, ka kritisur këto udhëzime si të paqarta dhe ka argumentuar se BE-ja ka çështje shumë më serioze për t'u marrë sesa këto.
“Unë mendoj se është e pakuptimtë, veçanërisht kur ka çështje shumë më serioze që po ndodhin në këtë moment për të cilat duhet të shqetësohemi. BE duhet të mendojë se çfarë problemesh të tjera po ndodhin në botë në këtë moment.”
Ai shtoi: “Aktualisht kemi luftëra e konflikte, ka një krizë energjetike dhe shumë vende po përballen me të njëjtat probleme si në Mbretërinë e Bashkuar. Gjëra të tilla janë humbje kohe”
Ish-deputetja konservatore Ann widdecombe tha për The Sun: “Kjo është qesharake”.
Sakaq Nigel Mills, deputet konservator, deklaroi: “Kjo është një çmenduri e plotë. Është një sulm ndaj gjuhës angleze.’
Edhe pse Britania u largua zyrtarisht nga BE në janar 2020, anglishtja është ende gjuha zyrtare e unionit.
Fjalët që kërkohet të ndryshohen në gjuhën angleze në dokumentin e BE:
Joe Public – Average citizen
No man’s land – Unclaimed territory
King and Queen – Queen and King
Virile – Strong, energetic
Shrill – High pitched, grating voice
Bossy, pushy – Assertive
Best man for the job – Best candidate for the job
Master of ceremonies – Host
Repairman – Repairer, technician