Kreu i Vox, Santiago Abascal i tha të premten gazetës spanjolle ”La Gacet” se do t’i bashkohet të djathtës ekstreme, duke braktisur Konservatorët dhe Reformistët të udhehequr nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Abascal specifikoi në mediat sociale se lidhja ishte ”personale, politike dhe morale”, për t’iu bashkuar grupit të djathtë. Po të premten, Geert Ëilders, i Partisë së Lirisë të ekstremit të djathtë në Holandë, njoftoi bashkimin e tij në këtë grup, me justifikimin për të ”mbrojtur rrënjët judeo-kristiane dhe familjet tona”.
Të shtunën, Partia Popullore Daneze, një formacion nacionalist dhe populist, iu bashkua këtij grupimi. Në këtë rast, ishte eurodeputeti Anders Vistisen ai që e bëri publike marrëveshjen.
”Ne jemi në Parlamentin Europian, veçanërisht për të kundërshtuar shumicën federaliste”, tha ai. ”Qëllimi ynë i deklaruar tashmë ka qenë gjithmonë ideja për të krijuar një grup sa më të madh të djathtë”.
Objektivat e grupit të ri, të krijuar nga Orban, është mbrojtja e shteteve anëtare nga ajo çfarë ata e përceptojnë si ndërhyrje e tepruar e BE-së, duke u munduar që t’i japin pushtet vendeve anëtare për disa çështje të caktuara.
Në manifestin e tyre, me të cilin ata paraqiten nismën, gjenden të gjitha ose pothuajse të gjitha idetë themelore të sovranizmit europian. Duke dalë kundër ”centralizmit” të Brukselit, kundër ”forcave globaliste” dhe ”burokratëve” famëkeq që udhëheqin Bashkimin Europian dhe që vazhdojnë të ndjekin politikat e zgjerimit të unionit, në dëm të shteteve anëtare.
Në manifest lartësohen rrënjët europiane, identitetet dhe traditat kombëtare, duke bërë thirrje specifike për ndalimin e emigracionit ilegal dhe ruajtjen e identitetit kulturor europian.
Megjithatë, partitë që i janë bashkuar kësaj aleance, por edhe ato të tjerat që mund t’i bashkohen në të ardhmen, kanë qëndrime krejt të kundërta për politikën e jashtme dhe mbi të gjitha për luftën e vazhdueshme mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila vazhdon të jetë e pushtuar nga Rusia e Vladimir Putinit. Kurse vetë Orban në vitet e fundit shpesh ka qenë pengesa kryesore për miratimin e ndihmës europiane për Ukrainën.
Ai shkoi në Moskë të premten për të takuar presidentin rus, duke u identifikuar si lideri i parë i një vendi europian që e bën këtë veprim që nga prilli 2022, dy muaj pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Austriak Kickl (FPÖ) theksoi se Rusia, ashtu edhe NATO janë përgjegjëse për pushtimin e Ukrainës dhe, sanksionet e BE-së kundër Rusisë, shkelin neutralitetin e Austrisë.
Sipas Vistisen-it danez, në marrëveshjet për grupin e ri u vendos që politika e jashtme të mbetet një përgjegjësi kombëtare: “Orbán nuk mund dhe nuk duhet të diktojë politikën e jashtme daneze dhe ne s’mund të diktojmë atë hungareze”./Përgatiti Liberale.al/