Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Hani, Greqi, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme droge gjatë një operacioni të organizuar nga autoritetet policore lokale.
Sipas informacioneve zyrtare, policia kishte siguruar të dhëna mbi aktivitetin kriminal të të dyshuarit dhe ndërmori një kontroll të detajuar në automjetin dhe banesën e tij. Gjatë kontrollit në automjet, poshtë timonit u zbulua një qese me kokainë.
Në total, forcat e rendit sekuestruan 2 kilogramë e 465 gramë kokainë, të ndarë në 197 pako të vogla, të gatshme për shpërndarje në treg. Përveç drogës, u sekuestrua edhe një peshore precize, 3.000 euro të dyshuara si të ardhura nga trafiku i drogës, një telefon celular dhe tre USB për ruajtjen e të dhënave. Gjithashtu, automjeti privat i përdorur për transportimin e drogës u vendos në sekuestro.
Hetimet paraprake janë duke u vijuar nga Departamenti i Narkotikëve pranë Nëndrejtorisë së Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve në Hani, ndërkohë që autoritetet po përpiqen të zbulojnë bashkëpunëtorë të mundshëm dhe rrjetin më të gjerë të shpërndarjes së drogës.