Bota

Greqia ofron punë sezonale,mbi 80 mijë vende të lira

Shkruar nga Liberale

 

Greqia ofron punë sezonale,mbi 80 mijë vende të lira

Sezoni turistik në shumicën e zonave të vendit ka më se një muaj që ka filluar me premisa pozitive si kurrë ndonjëherë, por ndërsa valët e turistëve përmbytin Greqinë, të punësuarit në këtë sektor janë të paktë në numër dhe punëdhënësit janë në një garë me kohën për ti gjetur.

Në Athinë, Selanik, apo  ishujt e njohur të vendit dhe zonat bregdetare, shtohen tabelat jashtë restoranteve apo hoteleve me të cilat kërkohen kuzhinierë, kamarierë dhe staf kuzhine.

Shumë pronarë janë të dëshpëruar pasi klientët shtohen , por nuk kanë personel për të përballuar punën. “Turizmi është padyshim në rritje, por grekët preferojnë të punojnë me orar zyre, nga e hëna deri të premten, 9 me 5.” – deklarojnë ata.

Vlerësohet se rreth 80.000 vende pune janë ende të pambuluara në sektorin e shërbimeve ushqimore dhe hoteleve – shtylla kurrizore e një industrie që përfaqëson 25% të PBB-së  të vendit ,ndërkohë që deri në vitin 2028, sipas Ministrisë Greke të Turizmit parashikohet se vendin do ta vizitojnë 40 milionë turistë – pothuajse katër herë më shumë se popullsia e Greqisë .

Kriza për mungesën e punëtorëve në sektorin e turizmit ka filluar prej pandemisë dhe është thelluar më pas për shkak të orareve të gjata , mungesës së kontratave të punës, krizës së kostos së jetesës  në vendet turistike , por edhe puna që nuk është me kohë të plotë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH