Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ku ka humbur jetën një 47-vjeçar italian. Viktima është identifikuar si Massimo Tabaço.
47-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi u përplas nga një furgon, që drejtohej nga një vajzë shqiptare 32-vjeçare.
Kjo e fundit është transportuar në spital për shkak të traumave dhe konfuzionit, ndërsa automjeti që drejtonte pas aksidentit që i mori jetën 47-vjeçarit, është përplasur edhe me një pemë.
Drejtueses së mjetit i janë sekuestruar automjeti dhe celulari i saj dhe do t’i nënshtrohet edhe analizave toksikologjike .