Edhe pse paragjykimet që e rrethojnë datën 13 Qershor nuk janë aq të vjetra sa vetë njerëzimi, mitet dhe simbolika që lidhen me të janë rrënjosur thellë në kulturën moderne. Në vitin 2025, kjo ditë “ogurzezë” ndodh vetëm një herë, pikërisht sot, më 13 qershor, çka e bën edhe më të veçantë dhe, për disa, më shqetësuese. Një nga teoritë më të përmendura na çon në Mesjetë, konkretisht në vitin 1307. Pikërisht më 13 tetor, në një të premte, mbreti francez Filip IV urdhëroi arrestimin dhe ekzekutimin e Kalorësve Templarë, një ngjarje që, sipas disave, gdhendi këtë datë në ndërgjegjen kolektive si ogur i keq.
Nga ana tjetër, edhe tradita e krishterë ka ndikuar në përforcimin e simbolikës negative të numrit 13. Thuhet se në Darkën e Fundit ishin të pranishëm 13 veta, ndërsa Jezusi u kryqëzua të premten. Ky kombinim i datës dhe numrit u shndërrua në një simbol të fatkeqësisë. Pavarësisht nëse i besoni paragjykimeve apo i konsideroni si pjesë interesante të folklorit, ekziston një listë e gjatë veprimesh që “nuk rekomandohen” në këtë ditë. Disa nga më të njohurat përfshijnë:
•Kalimi nën shkallë. Tradita e hershme krishtere e ndalon, pasi trekëndëshi që formohet përfaqëson Trininë e Shenjtë. Shkelja e tij konsiderohet si shenjë mosrespektimi.
Gjithashtu, besohet se nuk duhet të ngrihesh mbi këmbën e majtë, të veshësh çorapen e majtë më parë, të përdorësh lugën e dikujt tjetër, apo të hapësh gojën pa mbuluar me dorë/ të gjitha konsiderohen si shenja oguri i keq. Frika nga e premtja e 13-ta mund të duket si një mbetje nga e kaluara, por edhe sot shumë njerëz shmangin të caktojnë operacione, udhëtime apo takime të rëndësishme në këtë ditë.