Aktualitet

Blindohet Kryeministria, policia e përgatitur për çdo skenar. FNSH e RENEA në terren

Shkruar nga Liberale
Blindohet Kryeministria, policia e përgatitur për çdo skenar.

Policia e Shtetit ka vendosur në dispozicion të mbarëvajtjes së protestës rreth 1500 efektivë të forcave të policisë.

Mësohet se një pjesë e madhe e forcave të rendit është vendosur në ambientet mbrapa kryeministrisë.

Në terren janë dhe Forcat e Ndëryhrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA, të cilat do të ndërhyjnë nëse do të ketë incidente gjatë tubimit të opozitës.

Bëhet fjalë për 1500 forca të cilat janë në dispozicion për mbarëvajtjen e protestës që nga pasditja e ditës së djeshme. Mediat tregojnë se është kërkuar ndihmë dhe nga “Shqiponjat”, të cilët janë atashuar në këtë plan masash.

“Në rrugën “Mustafa Matohiti” janë të dislokuara Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s. Forcat janë të pajisura me maska kundragaz në rast se do të ketë nevojë për përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e policisë. Janë dislokuar në sheshin “Nënë Tereza” dhe autobotet e policisë për shpërndarjen e turmave, të cilat do të përdoren nëse do të jetë e nevojshme. Policia ka vendosur shërbime civile në mbrojtje të liderve të opozitës. Nuk ka informacione për skenare të dhunës por policia është e përgatitur për çdo skenar”, mësohet nga mediat.

Gjithashtu, kreu i PL-së Ilir Meta ndodhet që prej orës 8 të mëngjesit në zyrën e tij, në selinë e Partisë së Lirisë dhe do të niset në orën 12:00 me mbështetësit drejt kryeministrisë ku do të mbahet dhe protesta.

E njëjta gjë do të bëhet dhe nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili do të niset me mbështetësit e djathtë nga selia e PD-së drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH