Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3074 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 508 qytetarë.
Janë 6,682 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 5 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 60- 78 vjeç dhe 1 qytetar nga Delvina 75 vjeç.
Janë shëruar 693 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,702 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (13 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 508
Të shëruar në 24 orë 693
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3074
Testime totale 1,246,320
Raste pozitive 176,172
Raste të shëruara 166,702
Raste Aktive 6,682
Humbje jete 2,788
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3043
Durrës 810
Fier 644
Shkodër 528
Vlorë 287
Elbasan 291
Lezhë 237
Berat 222
Gjirokastër 203
Kukës 154
Korçë 146
Dibër 117