Aktualitet

Bie numri i fëmijëve që regjistrohen në klasën e parë, drejt boshatisjes së plotë shkolla në zonat rurale

Shkruar nga Liberale
Bie numri i fëmijëve që regjistrohen në klasën e

Këtë vit pritet të ketë një tjetër rënie të numrit të nxënësve, që do të ulen të hënën në bankat e shkollës.

Ministria e Arsimit ka shtyrë për të dytën herë afatin e procesit të regjistrimit të nxënësve  duke i dhënë mundësi deri  të dielën në orën 23 e 59 minuta, pasi është parë një numër i ulët i regjistrimeve. Drejtoria e përgjithshme e arsimit para-universitar ka hapur e ka mbyllur dy herë sistemin për regjistrimin e nxënësve.

Afati i parë ishte  nga mesi i gushtit deri në datën 1 shtator. Më pas u shty deri në datën 4 shtator dhe një ditë më parë pasi u panë shifrat e ulëta të regjistrimeve procesi është shtyrë deri të dielën, pak orë para se të nisë viti i ri shkollor.

Mësohet se deri më tani janë afro 27 mijë nxënës  të regjistruar në klasat e dhjeta dhe krahasuar me një vit rezulton të jenë rreth 1000 nxënës më pak. Por rënie të ndjeshëm ka edhe tek të vegjlit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Shifrat zyrtare pitet të bëhen publik në ditën e parë të filmit të të vitit të ri shkollor .

Një vit më parë u ulën në bankat e shkollës  rreth 450 mijë nxënës. 30 mijë nxënës më pak se viti paraardhës.

Kjo rënie pritet të jetë akoma edhe më e ndjeshme edhe këtë vit, ku në klasat e para numri i ulët i nxënësve argumentohet me uljen e numri të lidhjeve ndërsa për  numrin e ulët në klasat dhjeta reflektohet emigrimi i shqiptarëve drejt vendeve të BE.

Faktorët kryesore janë emigrimi dhe rënia e lindshmërisë. Më dramatike situata paraqitet në zonat rurale, ku disa klasa kanë mbetur pa nxënës. Për të ndalur ose frenuar tkurrjen e popullatës kërkohen politika të posaçme, edhe pse me efekte në një periudhë afatgjatë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH