Globi

Bie avioni me 107 persona në bord në Pakistan

Shkruar nga Liberale
Bie avioni me 107 persona në bord në Pakistan

Një aeroplan me mbi 100 persona në bord është rrëzuar në qytetin Karaçi të Pakistanit.

“Ne po përpiqemi të konfirmojmë numrin e pasagjerëve, por fillimisht bëhet fjalë për 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit”, tha Abdul Sattar Khokhar, zëdhënësi i autoritetit të aviacionit në Pakistan, sipas BBC.

Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet edhe për disa shtëpi të dëmtuara./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH