Globi

Biden shfaqet duke shijuar rrezet e diellit në plazh

Shkruar nga Liberale
Biden shfaqet duke shijuar rrezet e diellit në plazh

Presidenti i SHBA Joe Biden u pa të shtunën në plazh pranë shtëpisë së tij në Delaware, duke shijuar diellin me gruan e tij Jill dhe mbesën e tij 22-vjeçare Finnegan.

Sipas Daily Mail, presidenti amerikan dhe familja e tij u relaksuan në shezlongë, nën syrin vigjilent të shërbimeve sekrete. Në fakt, pjesa tjetër e turistëve duket se nuk i kushtuan vëmendje rrethit presidencial dhe vazhduan të shijonin ditën me diell.

Presidenti amerikan Joe Biden është në një turne diplomatik në Evropë nga sot deri më 13 korrik, i cili do të vizitoj Britaninë, samitin e NATO-s në Lituani dhe më pas Finlandën.

Turneu i udhëheqësit amerikan në tre vende synon “të demonstrojë lidershipin e presidentit në skenën botërore” në një kohë kritike të luftës në Ukrainë. Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se udhëtimi “do të demonstronte lidershipin e presidentit në skenën botërore”.

Sipas mediave të huaja, Biden do të takohet me Mbretin Charles III dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër për të “forcuar lidhjet e ngushta” që bashkojnë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësja e tij Karin Jean-Pierre.

Më pas Biden do të udhëtojë në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik, tha zëdhënësja e tij, sipas njoftimit për shtyp.

Për ndalesën e fundit të udhëtimit të tij, në Helsinki, Joe Biden do të shkojë në një samit midis liderëve amerikanë dhe homologëve të tyre nordikë më 13 korrik.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH