Aktori i njohur i humorit, por edhe shumë i pëlqyer nga publiku Bes Kallaku, në një bisedë me studentët e Arteve në Universitetin Europian të Tiranës ka rrëfyer disa detaje nga karriera e tij.
Ai ka treguar mes së tjerash se rroga e tij e parë ka qenë 150 mijë lekë të vjetra.
Pjesë nga intervista:
Ju e keni nisur karrierën nga zeroja dhe tashmë jeni i njohur në të gjithë Shqipërinë. Si keni arritur ta menaxhoni këtë famë?
Shqipëria është një treg shumë i vogël. Unë kam ikur 3-4 herë nga “Portokalli”. Shumë nga kolegët e mi, vazhdojnë të qëndrojnë aty dhe të jenë të kënaqur me rrogën që marrin. Unë gjithmonë kam dashur më tepër. Vërtet është treg i vogël, por ama mundësi për të ecur më përpara gjen. Kurrë në jetën time nuk kam dashur të jem në komfort zonë. Në fillimet e mia kam marrë 150 mijë lekë rrogë, pastaj 300, 800, e më vonë 1 milion e 200 mijë. Atëherë isha 20 vjeç, pra bëhet fjalë para shumë vitesh. Nëse rri në të njëjtin vend, nuk çan dot përpara. /Gazeta Liberale