Aktualitet

Berisha lajmëron protestë për ditën e hënë

Shkruar nga Liberale
Berisha lajmëron protestë për ditën e hënë

“Një anti Kuvend apo një takim të shoqatës Brava-Bardhi” kështu e konsideroi ish kryeministri Berisha kuvendin e mbledhur sot nga Lulzim Basha.

Ai lajmëroi mbajtjen e një proteste ditën e hënë, në "mbrojtje të interesit kombëtar por edhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 420 mln eurove", e cilësoi Berisha, pas votimit për shkarkimin e Bashës.

"Shihni krahu tjetër se si po shëmtohet cdo ditë e më shumë me aktet e veta. Ato që bën Lulzim Brava e merr nga kreu i meduzës. Ju jap fjalën se do të kenë të njëjtin fund. Ditën e hënë ora 16:00 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar por edhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 420 mln eurove që kërkon kreu i meduzës me SPAK t’i fsheh me vlerën 3 mln euro.

Po i mbledh në cilësinë e sovranit. Referendumin e thirri Kuvendi. Sot keni një anti Kuvend apo një takim të shoqatës Brava-Bardhi”, u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH