Aktualitet

Berisha duhet të paraqitet deri nesër në ora 10:00 në SPAK! Por çfarë ndodh nëse nuk shkon?

Shkruar nga Liberale
Berisha duhet të paraqitet deri nesër në ora 10:00 në SPAK!

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Sali Berisha, dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë e ka të detyruar të shkojë në SPAK.

Ish-kryeministri Sali Berisha sipas vendimit duhet të paraqitet këtë të hënë përpara oficeres së policisë gjyqësore në SPAK.

Madje nesër Berisha duhet të jetë në orar fiks te oficerja e policisë gjyqësore. Nëse nuk shkon, atëhere Gjykata e Posaçme mund të marrë masë më shtrënguese për Berishën.

Sipas nenit 231 të Kodit të Procedurës Penale, në rastet kur ka shkelje të masave të sigurimit, gjykata mund të vendosë një masë tjetër me të rëndë.

“1. Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes. Për shkeljen e detyrimeve që lidhen me një masë ndaluese, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë shtrënguese”, shkruhet te nenin 231 të Kodit të Procedurës Penale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH