Aktualitet

Bën ‘të fortin’ me policinë dhe parkon mjetin në mënyrë të parregullt, nis hetimi për 30-vjeçarin

Shkruar nga Liberale
Bën ‘të fortin’ me policinë dhe parkon mjetin në

Policia e Përmetit ka proceduar penalisht një 30-vjeçar, pasi nuk i është bindur urdhrit dhe ka kundërshtuar efektivët, duke parkuar në mënyrë të parregullt automjetin.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet proceduan penalisht shtetasin F. D., 30 vjeç, banues në fshatin Frashër, Përmet(me detyrë drejtor i ujsjellësit në Bashkinë Përmet).

Shtetasi F. D., në datën 03.01.2022, në qëndrën e qytetit të Përmetit nuk i është bindur urdhërit dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë pasi kishte parkuar në mënyrë të parregullt automjetin.

Shtetasi i mësipërm u procedua penalisht për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik””, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH