Aktualitet

Basha, me mesazh të fortë kundër Ramës: Po mundohet t'iu mbyllë gojën

Shkruar nga Liberale
Basha, me mesazh të fortë kundër Ramës: Po mundohet

Kryedemokrati Lulzim Basha ka drejtuar sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij ka 7 vite që i ka braktisur dhe i ka varfëruar.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Kryeministri po mundohet t'iu mbyllë gojën, t'i shtypë dhe t'i izolojë, prandaj shqiptarët duhet të bëhen bashkë për ta larguar.

"Pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Edi Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë.

Që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI dhe me bashkimin më të madh të sjellim ndryshimin që pret çdo shqiptar", shkruan Basha./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH