Aktualitet

Basha: Beteja jonë do të vazhdojë për Shqipërinë dhe për demokracinë

Shkruar nga Liberale
Basha: Beteja jonë do të vazhdojë për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sërish i vendosur për qëndrimin e tij se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të pranohen.

Nga takimi që zhvilloi me demokratët e Fierit, Basha tha se beteja do të vazhdojë, deri në përmbysjen e regjimit, që ai e quan “Rama-Doshi”.

Basha përmendi dy konkluzione që kanë dalë pas 25 prillit, e para se demokratët pa asnjë mjet pushteti në dorë bënë një mobilizim masiv duke iu kundërvene pushtetin dhe konkluzioni i dytë, masakra elektorale, qe sic tha ai rezultatet nuk do te njihen.

“Dhe këtu vijmë tek konkluzioni ynë i parë. 25 prilli tregoi se demokratët pa asnjë mjet pushteti në dorë, vetëm me shpirtin e tyre janë në gjendje të bëjnë një mobilizim masiv dhe t’i kundërvihen një pushteti të tërë e ta çojnë në buzë të greminës gati për ta hedhur aty ku e ka vendin. Padiskutim me këtë vjen edhe konkluzioni i dytë i cili besoj se nuk është sekret as për strukturat tona dhe as për qytetarët shqiptarë, masakra elektorale e 25 prillit nuk do të njihet rezultati i tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve, nuk do të pranohet. Për këtë nuk ka pikë diskutimi. Beteja do të vazhdojë, beteja do të vazhdojë pikërisht për ata të cilët e nisëm, jo për karrigen time, as të Enkelejdit e as të kandidatëve tanë të tjerë, jo për poste drejtorësh apo për tendera, apo për të hapur dyert e doganave për kontrabandë apo për të bërë aleancë me krimin.

Ky degradim, kjo dekadencë, ku degjenerim është për fatin e keq të Shqipërisë sot sëmundja që ka mbërthyer për vdekje kundërshtarin tonë politik. Beteja jonë do të vazhdojë për shqiptarët, beteja jonë do të vazhdojë për fierakët, beteja jonë do të vazhdojë për prindërit që duan t’i rrisin e t’i mbajnë fëmijët këtu.

Beteja jonë do të vazhdojë për Shqipërinë dhe për demokracinë. Si do të vazhdojë kjo betejë? Në të gjitha format, në të gjitha mënyrat, në çdo fushë beteje Një gjë është e sigurt si drita e diellit sot fundi i kësaj beteje nuk mund të jetë triumfi i regjimit Rama-Doshi, por përmbysja e këtij regjimi dhe fitorja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.

Natyrisht nuk duhet të kemi asnjë iluzion se rruga që kemi përpara do jetë e lehtë dhe se orët dhe ditët e sakrificave kanë mbaruar. Është detyra ime t’ju shoh në sy e t’ju them që atë që kemi nisur së bashku krah për krah do ta vazhdojmë deri në fund. Por është po kështu detyra ime t’ju them se në këtë betejë keni vetëm një garanci për sukses, të marrim me vete vullnetin e secilit prej atyre 680 mijë shqiptarëve që na besuan drejtpërdrejt me votë si dhe të qindra, mijëra të tjerëve vota të koalicionit tonë dhe të qindra, mijëra të tjerëve të cilët kësaj radhe u trysnuan dhe u detyruan të qëndrojnë në shtëpi apo të tjetërsojnë votën e tyre”, tha nder te tjera Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH