Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në qarkun e Dibrës. Prej andej, Bardhi ka përsëritur agazhimin e PD për t'i dhënë fund krizës dhe mungesës së legjimitetit.
Bardhi ka thënë se krimet elektorale duhet t ë ndëshkohen dhe prokuroria s'duhet t ë fshihet më.
"Gjatë takimit me Kryesitë e Degëve të PD Dibër, Bulqizë dhe Mat, shpreha mirënjohjen për sakrificën dhe betejën kundër të keqes nga banorët e qarkut Dibër dhe ritheksova se Partia Demokratike ka vetëm një prioritet: T’i japë fund kësaj krize të thellë mungese legjitimiteti dhe të nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë ekonomike, që ka prekur qarkun Dibër dhe ka krijuar një krizë emigracioni të paprecedentë prej 30 vitesh.
Qarku i Dibrës më shumë se kushdo tjetër është dëshmitar i krimeve elektorale, ku Edi Rama testoi për herë të parë skemën e blerjes së organizuar dhe masive të votave në vitin 2016. Është kjo skemë që ka prodhuar një qeveri që punon vetëm për përfitimin e një grushti njerëzish në biznes dhe në qeveri. Ky model kriminal qeverisje duhet të marrë fund dhe qeverisja duhet t’u kthehet qytetarëve. Krimet elektorale duhet të ndëshkohen dhe prokuroria nuk mund të fshihet më!", shkruan Bardhi.
[gallery columns="1" size="full" ids="1117932,1117933,1117934"]