Aktualitet

Banditët hapin zjarr, vritet një polic dhe plagoset një tjetër në veri të Kosovës, Osmani ndërpret vizitën në Nju Jork

Shkruar nga Liberale
Banditët hapin zjarr, vritet një polic dhe plagoset një

Policia e Kosovës është sulmuar me armë në veri të vendit në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke shkaktuar 1 të vrarë dhe 1 të plagosur.

Sipas autoriteteve kosovare, ngjarja ka ndodhur në fshatin Banjskë të Leposaviqit.

Persona të armatosur rëndë dhe të paidentifikuar kishin bllokuar me dy kamionë rrugën Mitrovicë-Leposaviq.

Aty shkoi patrulla e policisë, por në këtë moment personat e armatosur hapën zjarr ndaj makinës së policisë. Plumbat i morën jetën policit Afrim Bunjaku me gradën rreshter, ndërsa i plagosur ka mbetur një punonjës i policisë kufitare të Kosovës.

Mediat e Kosovës raportojnë se sulmuesit janë vendosur në një objekt kulti në Banjskë.

Sakaq, nga ngjarja e rëndë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka ndërprerë vizitën zyrtare në New York.

Kjo u konfirmua për mediat kosovare nga këshilltari për media, Bekim Kupina.

Kupina tha se Osmani sot do të niset për Kosovë.

“I ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën në New York”, tha Kupina.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH