Aktualitet

Ballkani i Hapur, Vuçiq do të vizitojë Tiranën në datat 20-21 dhjetor

Shkruar nga Liberale
Ballkani i Hapur, Vuçiq do të vizitojë Tiranën në

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të vizitojë Tiranën në datat 20- 21 dhjetor. Sipas mediave serbe Vuçiq do të jetë në Tiranë për nismën Ballkani i Hapur, ku takimet këtë herë do të mbahen në Shqipëri.

Takimi është organizuar nga Kryeministri Edi Rama dhe do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës Ballkani i Hapur u mbajt në fillim të nëntorit në Beograd.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH