Aktualitet

Balla-Gjonit: S’ka kontrata sekrete, mos fol për gjëra që s'i kupton

Shkruar nga Liberale
Balla-Gjonit: S’ka kontrata sekrete, mos fol për gjëra që

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu është përgjigjur me ironi akuzave të deputetëve opozitarë në Kuvend, lidhur me tenderatë sekretë.

“Do doja të ndalesha te disa çështje, që u hodhën si baltë, dhe që duhen sqaruar. Mirë Bashën e kuptoj, Bardhin e kuptoj, po Ralf Gjonin nuk e kuptoj dot, sepse nuk i kuptoj dot të flasin për gjëra, që nuk i kuptojnë. Ligji për prokurorimet publike është bërë më 2006. Unë kam qenë në Komisionin e Integrimit Evropian që prej 2005.

Mjekët dhe infermierët e spitaleve Covid duhet t’iu puthim këmbët pasi të mbarojnë këtë luftë.

Mirë Myslimi, se e bën edhe për të rritur numrin e ndjekësve në FB, po nuk mund të tallet asnjë me nevojën që ka ky shtet për të prokuruar në kohë reale ata që kanë më shumë nevojë. Lexoni mor, lexoni. Ne jo vetëm nuk kemi blerë me çmime të larta, por edhe nëse do kishte ndodhur, fundja kush është më e rëndësishme se jeta e njerëzve. Ata që përhapin panik kanë përgjegjësi. Historinë me kontrata sekrete mos e përmendni më, nuk ka kontrata sekrete”, tha Balla. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH