Showbiz

"Avatar: The Way of the Water" rrëzohet nga froni, kush është filmi i ri horror që kryeson arkëtimet

Shkruar nga Liberale
"Avatar: The Way of the Water" rrëzohet nga froni, kush

"Avatar: The Way of the Water" pas shtatë javësh në krye, i la vendin thrillerit të M. Night Shyamalan "Knock at the Cabin" dhe komedisë "80 për Brady".

Filmi i njohur i James Cameron u rrëzua nga froni në arkat amerikane. "Knock at the Cabin", filmi i ri horror, kryesoi arkën me 14.2 milionë dollarë në fundjavën e hapjes, gjë që mjaftoi për të thyer serinë 7-javore të Avatar 2.

Filmi Universal Pictures, me një buxhet prej 20 milionësh, numëron mbi 21.2 milionë në arkat botërore, pasi tashmë ka mbuluar shpenzimet.

https://youtu.be/gv_QhoUy-xc

Përmbajtja

Ndërsa pushon në një kabinë të largët, një vajzë e re dhe prindërit e saj mbahen peng nga katër të panjohur të armatosur, të cilët kërkojnë që familja të bëjë një zgjedhje të paimagjinueshme për të parandaluar apokalipsin. Me akses të kufizuar në botën e jashtme, familja duhet të vendosë se çfarë beson para se të humbasë gjithçka.

Luajnë: Dave Bautista (Glass Onion, Dune), Rupert Grint (Servant, Harry Potter), Jonathan Groff (The Matrix: Resurrections), Ben Aldridge (Pennyworth, Fleabag), Nikki Amuka-Bird (Persuasion, Old), Kristen Cui dhe Abby Quinn (Gratë e vogla);

Skenari i filmit Knock at The Cabin është bazuar në librin “The Cabin at The End of The World” të autorit Paul Tremblay, të cilin matësi i tmerrit, Stephen King e ka cilësuar si “eksitues, të menduar dhe hipnotik”./Liberale.al

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH