Globi

ATENTAT me armë zjarri çiftit të mjekëve, ekzekutohet gruaja, plagoset rëndë bashkëshorti

Shkruar nga Liberale
ATENTAT me armë zjarri çiftit të mjekëve, ekzekutohet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik në Itali. Mediet itaiane raportojnë se një mjeke është ekzekutuar teksa po futej në makinë bashkë me bashkëshortin, edhe ai mjek,  i cili ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në zonën Reggio Calabria.

Sipas Tgcom.24, doktoresha 67 vjeçare, Francesca Romeo po hipte në makinë, kur 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Policia e Reggio Calabria ndodhet  në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e krimit, si dhe kanë nisur hetimet.  Një nga pistat e hetimit është dhe lidhja me krimin e organizuar, por  kjo mbetet për t'u konfirmuar nga autoritetet italiane.

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH