Teksa mori pjesë në homazhin që po zhvillohet para Muzeut Historik Kombëtar, ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade tha se ikja e Moikom Zeqos do të lërë pas një zbrazëti dhe dhimbje.
“Ka qenë ndër për ne që e kemi pasur Moikomin mik. Ikja e një miku është e dhimbshme. Lë pa një zbrazëti që nuk do të mbushet për shumë kohë. Do na mungojnë bisedat që bënte, bisedat e ngrohta. Do ta mungojë Moikomi si njeri. Aq i ndjeshëm. Ai është një erudit, dhe nuk ka lëndë të veprimtarisë njerëzore që nuk ka një kontribut. Pasi do të na lërë një zbrazëtirë, si njeri i madh dhe si një shqiptar i madh. Ndaj ai do të kujtohet me respekt dhe dashuri, ashtu siç e meritonte. Kjo ceremoni, e rrallë për kohën që mbahet, tregon se Moikomin e donin.”, tha Dade. /Gazeta Liberale