Aktualitet

Arrestimi i disa anëtarëve të PD-së, Bardhi debat me policinë: Çfarë doni këtu?

Shkruar nga Liberale
Arrestimi i disa anëtarëve të PD-së, Bardhi debat me

Arrestimi i disa zyrtarëve të Partisë Demokratike ka sjellë një reagim të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Gjatë një prononcimi për mediat, Bardhi i është afruar disa efektivëve të policisë duke i kërkuar llogari atyre për arrestimin e zyrtarëve demokratë.

Këta të fundit nuk kanë reaguar dhe janë shprehur se një përgjigje zyrtare, Bardhi mund ta gjejë në zyrën e shtypit të Policisë së Shtetit.

Pjesë nga debati:

Gazment Bardhi: A mund të kem një shpjegim pse po ndalohen anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Efektivi i policisë: E dini shumë mirë pse po shoqërohen.

Gazment Bardhi: Fatmir Gruda gazetar, anëtar i Këshillit Kombëtar, pse është shoqëruar në komisariat.

Efektivi i policisë: Jeni i paqartë pse janë çuar në komisariat?

Gazment Bardhi: Ju nuk keni qenë prezent në PD gjatë mbledhjes sot, ata janë kontrolluar të gjithë në momentin kur kanë hyrë në seli.

Efektivi i policisë: Janë rrethanat e ngjarjes sot.

Gazment Bardhi: Kush është puna juaj?

Efektivi i policisë: Okej vazhdo fol.

Gazment Bardhi: Çfarë po bëni në këtë moment në oborrin e PD-0së është pronë e PD-së?  Pse jeni në një pronë ku nuk mund të hyni?

Efektivi i policisë: Nuk të jap asnjë deklaratë, ta shpjegova. Ka një zyrë shtypi policia. Do ikni ju apo ne.

Gazment Bardhi: E kemi kërkuar policinë për të garantuar jetën e deputetëve të të PD-së. Gjatë trazirave erdhi me vonesë 47 minuta pasi ka nisur protesta. Kam informuar ndërkombëtarët se kush është skenari i Berishës dhe Edi Ramës për keqpërdorimin e policisë së shtetit. Duhet të informohemi për urdhrin që kemi marrë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH