Sport

Arbitri shqiptar ndërpret ndeshjen e Conference League, tifozët qëllojnë me topa bore kundërshtarët (VIDEO)

Shkruar nga Liberale
Arbitri shqiptar ndërpret ndeshjen e Conference League, tifozët

HJK dhe Aberdeen barazuan 2-2 në xhiron e pestë të grupit G në Conference League. Në Helsinki të Finlandës ndeshja përfundoi me të paktën 15 minuta vonesë, kjo për shkak se tifozët vendas gjetën një mënyrë origjinale për protagonizëm.

Në të 77 minutë ata hidhnin topa bore në fushë, me situatën e përsëritur që detyroi kryesorin Genc Nuza nga Kosova që të ndërpriste disa minuta sfidën.

Më pas gjithçka vijoi dhe sfida përfundoi 2-2. Aberdeen dhe Helsinki i kanë dhënë lamtumirën kompeticionit pasi mbajnë dy vendet e fundit të renditjes me diferencë nga PAOK dhe Frankfurt.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH