Aktualitet

Apartamenti përfshihet nga flakët, të moshuarit shpëtohen nga fqinjët

Shkruar nga Liberale
Apartamenti përfshihet nga flakët, të moshuarit shpëtohen

Një apartament është përfshirë nga flakët në Fushë Krujë, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Zjarri përfshiu hyrjen në katin e dytë të pallatit në lagjen "Punëtori" në orët e para të mëngjesit.

Banorët e lagjes në momentin që kanë parë flakë e tym që dilte nga apartamenti kanë ndërhyrë duke hapur derën me forcë.

Çifti i të moshuarve Bilbil dhe Vojsava Hoxha ishin në gjumë dhe nuk e kishin ndjerë zjarrin.

Më pas ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëses, por edhe me ndihmën e banorëve bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Paraprakisht shkak për rënien e zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike nga një kabull.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH