Autoriteti i Mediave Audiovizive detyron katër televizionet, TV Klan, Klan Plus, Abcnews dhe Shijak TV që të fikin transmetimet analoge.
Një javë pas kalimit të transmetimeve në qarkun e Tiranës dhe Durrësit në dixhital, katër televizionet nuk i kishin fikur sinjalin analog, por është dashur ndërhyrja e AMA-s.
"Në funksion të këtij procesi, AMA ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të finalizuar me sukses këtë detyrim, duke plotësuar kuadrin rregullator, licencuar operatorët privatë kombëtarë numerike, koordinuar me operatorët për lirimin e frekuencave të zëna në mënyrë të paligjshme dhe migrimin (zhvendosjen) në frekuencat e përcaktuara, lirimin e brezit DD2 për t’u përdorur për rrjetet mobile", thuhet në njoftimin e AMA-s./Gazeta Liberale