Dy persona të arrestuar në lidhje me ndërtimet që shkaktuan viktima pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës janë rikthyer në shtëpi për festën e ndërrimit të viteve.
Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë, nga “arrest me burg” në detyrim paraqitje për Nevjana Isufin dhe Albrend Qetkën.
E para akuzohet për falsifikim dokumentesh në studion e saj private, ndërsa specialistit të ALUIZNI-t, dyshohet për ”shpërdorim detyre”.
Më herët gjykata e Durrësit kishte nxjerrë nga burgu ish-drejtorin e Konvaleshencës së Ministrisë së Brendshme, Ahmet Doda
Ndërsa për 6 personat e tjerë, kryesisht ndërtues dhe zyrtare apeli vendosi të qëndrojnë në qeli deri në fund të hetimit.
Gjykata e cilësoi të paligjshëm arrestimin e Avdulla Osmanit ndërtuesit të Hotel Tropikal, ku vdiqën dy shtetas kosovarë, por megjithatë e la në burg.
Ky i fundit, bashkë me ish drejtorin e ALUIZNIT Durrës, Arben Isaku që po ashtu mbeti ne qeli, Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, dhe Nevjana Isufin që u lirua nuk ishin në sallë për arsye shëndetësore.
prokuroria e Durrësit ka ngritur ndaj tyre akuzat “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vrasja me dashje” dhe “Vrasja në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte.
9 persona të tjerë ndërkohë mbeten në kërkim për ndërtimet vrasëse që shkaktuan 23 viktima në qytetin bregdetar
ARREST ME BURG
Arben Isaku
Klajdi Lame
Kujtim Hasa
Rruzhdi Xheka
Avdulla Osmani
Defrim Celami
DETYRIM PARAQITJE
Albrend Qetka
Nevjana Isufi