
Kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha tha nga protesta në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" se, kryeministri Edi Rama është rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë.
“Strofull e rrezikshme e korrupsionit, sikur të ishte aleati i Putinit, i zbulon aleatit spiunin. SHBA-të vendi që ka bërë më shumë për shqiptarët. Ti Edi Rama ke kryer një akt armiqësor ndaj këtij vendi për të cilët Putini, Lukashenko, janë gati të varin në qafë dekoratën e tyre më të lartë, o faqezi. Berisha: Edi Rama, ti je një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë", tha Berisha.
Sipas tij, Shqipëria shihet si një vend ku mafia dhe kartelet e drogës pastrojnë paratë e krimit.