Nëna e 22-vjeçares Erisilda Abedini, që të gjithë e njihnin si Sisi, një nga tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të rreth rrotullimit të TEG-ut ka folur për mediat.
Mira ka treguar revistën “Story” se, vajza e saj ëndërronte që të bëhej pjesë e medias.
“E donte botën e televizionit, edhe pse u diplomua për laborante dentare. Dhe sa i përket natyrës dhe tipit e kisha si djalë, jo vajzë. Jetonim bashkë në zonën “Don Bosko” në Tiranë, pasi vajza e madhe jeton në Paris (Francë), ku dhe ka krijuar familje.“, është shprehur ajo.
Tre të rinj humbën jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi 4 ditë më parë. Mes viktimave ishte edhe Sikela Përroj dhe Klevis Ruçaj.