Globi

Aksident hekurudhor në Serbi, 20 persona të plagosur

Shkruar nga Liberale
Aksident hekurudhor në Serbi, 20 persona të plagosur

Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Ratkovë të Serbisë, ku janë përplasur një tren pasagjerësh dhe mallrash.

Nga përplasja nuk ka pasur viktima, njëzet pasagjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa shoferi i trenit ka lënduar shpatullën, kanë thënë nga Infrastruktura Hekurudhore e Serbisë.

Forca e goditjes ka bërë që treni i pasagjerëve të dalë nga shinat, shkruan b92.

Të lënduarit po transportohen nga ekipet e urgjencës në Qendrën Shëndetësore në Oxhaci, si dhe në spitalin e Somborit.

Në këtë pjesë të rrugës është ndërprerë qarkullimi i trenave ndërsa qytetarët e pa lënduar do të vazhdojnë udhëtimin e tyre me autobus.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH