Aktualitet

Akademikët bojkot pa afat, nesër protesta e radhës e pedagogëve

Shkruar nga Liberale
Akademikët bojkot pa afat, nesër protesta e radhës e

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka njoftuar vijimin e bojkotit të mësimit.

Duke falenderuar stafin akademik dhe ndihmës akademik e administrativ që mbështeti protestën e ditës së parë, SPUSH deklaron vijimin e protestës edhe në ditët në vijim, në mbështetje të Peticionit të datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe Sporteve dhe rektorëve të IALve publike, në formën e ndërprerjes së plotë të procesit mësimor përgjatë gjithë ditës, si dhe nëpërmjet grumbullimit para fakulteteve në orën 10.00.

Të gjithë Fakultetet e Universitetit Politeknik do ta zhvillojnë protestën e orës 10.00 të qendërzuar para godinës së Korpusit Qendror të UPT-së.

“Të dashur kolegë, vetëm vijimi dhe qëndresa jonë e përbashkët do të mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik të stafeve dhe universiteteve tona. Një thirrje të veçantë i bëjmë ndërgjegjes së atyre kolegëve që nuk i janë bashkëngjitur kësaj lëvizje deri tani dhe do e kanë mundësinë të kontribuojnë në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Dita e parë e vitit të ri akademik, sot nisi me bojkot të mësimit.

Pasi mikpritën studentët e rinj në mëngjes, pedagogët u mblodhën para fakulteteve, për të kërkuar plotësimin e 9 pikave të peticionit të tyre, drejtuar qeverisë.

Në qendër të kërkesave është rritja 50 për qind e pagave bazë për pedagogët dhe stafet ndihmëse.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH